Në Shqipëri vazhdojnë përplasjet mes pushtetit, opozitës dhe presidentit për çështjen e zgjedhjeve lokale të caktuar për më 30 qershor. Kabineti i presidentit ka kërkuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të japë informatë me numri aktual të mandateve të deputetëve në Kuvend, vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi. Ndërkaq Meta deklaroi se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore.

Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje për çdo institucion që shkel ligjin- deklaroi  Ilir Meta, president i Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama në takim me banorët e Tiranës, mban qëndrimin e tij se Presidenti ka gabuar me ç ‘dekretimin e datës së zgjedhjeve. Ky akt i presidentit sipas Ramës është pjesë e ndonjë plani.

Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjerat të bëhen si duhet. Mos ti përgjigjemi paligjshmërisë me paligjshmëri se aty ka marrë fund. Ai akt është befasi për historinë e republikave parlamentare në botë jo në Shqipëri. Në fund të ditës shtetin si koncept e mban firma, fjalën e merr era. Firmosja njihet, ç’firmosja nuk njihet. Si qenka kjo? Gaboi shumë, po është pjesë e planit nuk është lajthitje- tha Edi Rama.

Nga ana tjetër, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në mesditë është takuar me aleatët e tij opozitarë. Pasdite ai do të ketë takim me organet drejtuese të partisë. Opozita paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat nëpër qytetet e ndryshme të vendit, ndërsa për javën e ardhshme, përgatiten edhe për një protestë madhore në kryeqytet.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...