Skuadra nënkampione e futbollit vendor, Vardari, sfidën e radhës, në kuadër të javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndaj FC Shkupit, do të zhvillojë në stadiumin “Boris Trajkovski” dhe jo në stadiumin “Filipi i Dytë”. Kriza financiare ka detyruar drejtuesit e klubit kuqezi që të minimizojnë harxhimet, andaj kanë vendosur që ndeshjet e ardhshme t’i zhvillojnë në stadiumin “Boris Trajkovski”. I njëjti stadium pritet të jetë nikoqir edhe i sfidës së parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në mes Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndryshe kuqezinjët kanë bilanc pozitiv në këtë impiant sportiv, pasi që në sfidën e parë të këtij sezoni, mundën skuadrën nga Gjorçe Petrovi, me 1-0.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com