Ulja prodhimtarisë dhe e shitjes së automobilave të reja në nivel global do të ndikojë edhe tek kompanitë vendore në sektorin automobilistik. Ulja e kërkesës së automobilave në botë është rreth 6%, thotë për Alsat Viktor Mizo, kryetari i kompanive të huaja në vend nga sektori automobilistik. Megjithatë, ai pohon se fabrikat në Maqedoni nuk do të përjetojnë tronditje të mëdha dhe se numri i të punësuarve nuk do të ulet.

Duhet të jemi optimist për prodhimin, shkurtim të disa shpenzimeve, kuptohet prodhimtari që do të jetë më efikase dhe më produktive. Por, nga ana tjetër kjo mund të thotë që rritja e cila është planifikuar do të jetë më e ulët në rastin tonë – deklaroi Viktor Mizo- kryetar i kompanive të huaja me prodhimtaria të avancuar teknologjike.

Se sektori automobilistik në nivel global nuk është në gjendje shumë të volitshme, e pohon edhe zv/ guvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.

Në esencë, ne i ndjekim planet e tyre të biznesit. Të paktën deri më tani, nga ajo që mund ta vlerësojmë si informatë, nuk ka vend për shqetësim ose rrezik nga ndonjë efekt më dramatik nga ngjarjet në industrinë automobilistike gjermane, me siguri për shkak se këto kompani kanë hapësirë për shfrytëzim shtesë të kapaciteteve, kanë marrëveshje më afatgjate ndërsa një pjesë e tyre hyjnë edhe në investime të reja – u shpreh Ana Mitreska- zv/ guvernatorë e BP-së.

Rreth 30.000 persona në Maqedoni punojnë në industrinë automobilistike. Shifrat zyrtare tregojnë që për rreth 8% këtë vit është ulur shitja e automobilave të reja tek ne. Në nivel global, 4,5 milionë automobila më pak në botë do të prodhohen këtë vit, krahasuar me vitin paraprak. Çështja e Brexit, lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës si dhe prodhimtaria e rritur e automobilave elektrik janë faktorë kyç për rënien e makinave konvencional benzin dhe dizel.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...