Projektet që planifikohen për vitin e ardhshëm, që do të financohen me para nga arka e shtetit, do të vihen në pikëpyetje. Për Lidhjen e Odave ekonomike prognozat që ekonomia vitin e ardhshëm do të shënoj rritje prej 3,8% nuk janë reale. Ekonomistët në mënyrë shtesë akuzojnë për jo-transparencë nga Qeveria gjatë formulimit të buxhetit.

Projeksionet tona për vitin 2020 janë se, për shkak të situatës së përgjithshme që e kemi, nuk do të jetë e mundshme të arrijmë rritje më të madhe se 3,2%. Ky ishte maksimumi që u parapa për këtë vit, dhe e tërë kjo bazohej në pasigurinë e përgjithshme dhe jo- stabiliteti në Maqedoni drejtpërdrejtë ndikon ndaj investimeve që kompanitë tona i kanë planifikuar- deklaroi  Danella Arsovska- kryetare e Lidhjes së odave ekonomike.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Daniela Arsovska, nuk është e kënaqur as me 3%, para nga buxheti të cilat janë paraparë për mbështetje të ekonomisë, pasi sektori privat ka pritur më shumë se 109 milion euro.

Vërejtja jonë është se mjetet e parapara për mbështetje direkte të ekonomisë janë të parëndësishme krahas buxhetit të përgjithshëm që është planifikuar për vitin 2020, dhe për më shumë edhe këto 3% do të duhet në përpikëri të realizohen. Krahas asaj që shuma nuk është e lartë- tha Daniela Arsovska – kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Konkluzion i shoqërisë së biznesit është se me buxhetin e projektuar i destinuar në përgjithësi për rrogat dhe pensionet nuk duhet të presim realizim efikas të investimeve kapitale në shtet, fushë në të cilën edhe këtë vit Qeveria dështoi.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...