Transferimi që tashmë pritej prej ditësh, ka marrë formë përfundimtare vetëm pak minuta më parë. Ka qenë vetë klubi kuqezi ai i cili e ka komunikuar në rrjete sociale një lajm të tillë, duke shtuar se polaku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Ai ka vendosur që të mos marrë numrin 9. Shkak për këtë është bërë fakti se që nga koha kur Inzagi e mbante këtë numër, kanë dështuar shumë futbollistë të tjerë duke qenë larg pritshmërive. Kështu, ai ka zgjedhur të marrë një numër tjetër që në fakt, nuk është shumë i pëlqyer për tifozët. Ai do të mbajë fanellën me numrin 19, numër të cilin e ka pasur sezonin e kaluar Leonardo Bonuçi që pas një sezoni me Milanin, u largua te Juventusi sërish.

Loading...

Shpërndaj me