Kristiano Ronaldo vazhdon të vendos parametra të reja në futbollin modern. Luzitani ka shpërblyer më së miri besimin e drejtuesve bardhezi për ta transferuar në Torino nga Madridi, teksa Ronaldo është golashënuesi më i mirë i “Zonjës së Vjetër” dhe i kampionatit, ndërsa ka koleksionuar 18 gola. Me golin e realizuar ndaj Sasuolos, vendosi një rekord të paregjistruar më parë në Itali. Pesë herë fituesi i topit të artë u bë lojtari i parë që arrin të shënojë në 9-të ndeshje radhazi për sa i përket sfidave në transfertë. Ndërkohë, nëse numërojmë golat në të gjitha kompeticionet si lojtar i Juventusit, Ronaldo është në kuotën e 20 golave. Një tjetër rekord për portugezin teksa ka arritur të njëjtë kuotë realizimesh për 13 sezonet e fundit. Statistika këto që tregojnë se edhe pse pak ditë më parë pesë herë fituesi i topit të artë festoi ditëlindjen e 34-të, sërish mbetet në majat e futbollit botëror pavarësisht kampionatit ku aktivizohet.

Loading...

Shpërndaj me