Videoja virale e 9-vjeçarit me nanizëm nga Australia, nuk gjendet më askund që prej ditës së shtunë! E ëma e vogëlushit Quaden Bayles, e postoi fillimisht në rrjetet e saj sociale për të treguar ç’pasoja ka bullizmi dhe brenda pak orësh, bota u solidarizua me rastin e tij.

Edhe pse më tej në internet qarkulluan zëra që thanë se djali nuk është 9, por 18 vjeç, u hodhën poshtë falë provave të dokumentuara ndër vite. Ai dhe e ëma kanë dalë shpesh në ekran, ku kanë dhënë intervista në lidhje me ndërgjegjësimin ndaj nanizmit.

Vetëm pak ditë pas popullaritetit që ngjarja mori, llogaria e Facebook-ut të nënës së djalit është fshirë pa asnjë shpjegim! Videoja nuk gjendet më askund. Faqja “Stand Tall 4 Dëarfism” e krijuar që në 2014-ën, kishte rreth 45.000 pëlqime dhe krejt papritur u zhduk.

Diçka e tillë ka ngritur dyshime tek të gjithë, duke i bërë të aludojnë në lidhje me vërtetësinë  e videos.

Në GoFundMe e hapur për 9-vjeçarin rreth 20.000 njerëz kontribuan për të dhe deri më tani shifrat i kanë kaluar 500.000$.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...