Kompanitë vendase nga muaji i ardhshëm do të jenë në gjendje të aplikojnë për kredi të lira nëpërmjet Bankës së Maqedonisë për mbështetje të Zhvillimit. Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve për një linjë kredie prej 100 milion euro për kompanitë e vogla dhe të mesme. Norma e interesit për kreditë për biznese do të jetë rreth 3.5 për qind, për një vlerë prej 6.000 deri në 3 milionë euro. Kreditë janë të destinuara për investime, blerje të pajisjeve, materialeve të ndërtimit, makinave, mjeteve për transport, financim të kapitalit qarkullues.

Kjo linjë kredie mbështet përafrimin e vendit me Bashkimin Evropian. Ne synojmë në të ardhmen, përveç ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të përqendrojmë mbështetjen tonë në transportin, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit në vend – deklaroi Endru Mekdauel, zëvendës Drejtor i EIB-së.

Linja e kredisë do të jetë në dispozicion në dy vitet e ardhshme dhe do të ketë një periudhë shlyerjeje 12-vjeçare me një periudhë mospagimi prej dy deri në katër vjet në varësi të projektit. Deri më tani, mbështetja e përgjithshme e EIB-së për vendin është 450 milionë euro.

Aleksandra Spasevska

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com