Kjo zhurmë e aparatit për krasitje të druve pas shumë dekadash po dëgjohet nëpër rrugët e komunave Çair dhe Butel. Punëtorë të shumtë të ndërmarjes publike “Parqet dhe Gjelbërim” po bëjnë krasitjen e druve, dëgët e të cilëve kishin bllokuar ballkonet dhe dritaret e shumë ndërtesave si dhe shtyllat ndricuese rrugore. Banorët e anketuar për Alsat përshendesin këtë nismë duke kërkuar nga Parqet dhe Gjelbërimet në këtë aksion të përfshijë të gjitha rrugët e komunave në fjalë.

“Mirë që po i presin, të shihen dritat natën. 00.20 Kurrë deri tani nuk ka ndodhur, mirë të jetë rregullisht pastër”.

“Kjo është punë e mirë, duhet të krasiten, të rregullohen, është mirë edhe për natyrën edhe për shëndetin, është punë e mirë, ndoshta bëhet edhe më mirë.01.31 Kanë krasitur po kështu jo, kështu si i bëjnë tani, është hera e parë.”

Madje, shumë qytetarë thonë se krasitja dhe mirmbajtja do të mundësojë zhvillimin e shëndoshë të druve si dhe do të shtojë sigurinë e qytetarëve që vazhdimisht frekuentojnë rreth të njejtave.

“Mendoj se është në rregull, drutë zhvillohen më shumë dhe janë më të sigurtë. 02.19 Përshendes këtë iniciativë, duhet kështu të pastrohen, kjo është mirë edhe për autobusët dy katë, nuk do të kenë pengesa më”.

“Kjo nuk është keq, vetëm mos t’i prejnë në rrënjë, kjo është shumë mirë. Shikoni sa shumë janë rritur.03.01 Deri tani nuk kishte një gjë të tillë, po shihet prej druve, duhet të krasiten mos të pengojnë njerëzit që ecin në këmbë, shumë bukur është”.

Ardijan Muça, drejor i Parqeve dhe Gjelbrimeve tha se me këtë projekt do të përfshihen të gjitha drutë që duhet krasitur. Përveç krasitjes, Muça tha se do të rregullohen edhe të gjitha sipërfaqet gjelbëruese në të cilat do të mbillen fidane të reja.

Morëm si pilot projekt rrugën “Kemal Sejfulla” pasi që kjo rrugë ishte shumë rrugë e frekuentuar dhe drutë përreth janë shumë të vjetra, mbi 70 vjet dhe këtu nuk është bërë asnjëherë krasitja e këtyre druve, prandaj filluam këtu dhe do të vazhdojmë në të gjitha viset e Çairit dhe Shkupit të vjetër. Janë të rrezikshëm për qytetarët, posaçërisht për qytetarët pasi që gjatë kohës së dimrit kur bie borë ato binë rreth rrugës dhe një erë e madhe mund të thehen dhe të bien në komunikacion, kështu mendoj se është për të mirë të qytetarëve te Çairit – tha Ardijan Muça, drejtor i N.P “Parqet dhe Gjelbërimet”.

Aksioni për krasitje të druve po zhvillohet në bashkëpuni me ndërmarjen publike “Higjiena Komunale” dhe Qytetin e Shkupit.

Melihate Rustemi

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com