Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas në intervistën për gazetën greke “Ta Nea”, duke sqaruar se Demokracia e Re është e kënaqur, pasi është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme.

“Të jemi të sinqertë. Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës. Demokracia e Re pasi u arrit marrëveshja më e mirë e mundshme e arrirë, pa pasur ndonjë çmim. SIRIZA pasi votoi për marrëveshje me rëndësi historike. Nënkuptohet, disa do të dëshironin që unë mos e arrija marrëveshjen. Nuk është me rëndësi. Të gjithë ne që punuam në marrëveshje dhe i shërbyem atdheut, e kryem detyrën tonë. Pati çmim? Po! Çmim të lartë personal”, thotë Koxijas, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës është e dobishme.

Në intervistën për edicionin e fundjavës së gazetës greke Koxijas komenton se Marrëveshja e Prespës nuk është arsyeja kryesore për dështimin e SIRIZA-s në zgjedhjet evropiane, lokale dhe parlamentare ndërsa flet edhe për mospajtimet me Panos Kamenos.

“Sulmi nga ana e tij nuk çoi askund, vetëm gjykim. Mbase pati njëfarë detyrimi. Nuk e di, ajo që është e sigurt është se partneri i koalicionit në qeveri nuk pajtohej vetëm me emrin “Maqedonia e Veriut”. Deshi shpërbërjen e saj, madje edhe invazion por edhe disa gjëra të tjera më të këqija”, thotë Koxijas për “Ta Nea”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...