Boksieri rus, Sergej Kovalev, arriti që të mbrojë titullin kampion të peshave të mesme, në versionin “VBO”, pasi mundi britanikun Entoni Jard. Në një përballje të zhvilluar në Rusi, boksieri 36-vjeçari i ka dhënë fund një sfide fantastike, në raundin e 11-të, duke hedhur në tapetë britanikun që për të parën herë pëson disfatë në 19 sfida profesioniste. Kovalev ishte në telashe në raundin e tetë, kur Jard mori kontrollin duke tronditur kampionin me disa goditje të rënda. Mirëpo në vazhdim Kovalev u konsolidua dhe në tre raunde më pas, tregoi pse është kampioni i botës, duke regjistruar fitoren e 34, prej të cilave 29-të, i ka mbyllur me nokaut teknik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...