Real Madridi është i kushtëzuar dhe nuk mund të pushojë nga puna trajnerin Zinedin Zidan për shkak të kostos skandaloze që do të kishte ky operacion. Mediet spanjolle bëjnë me dije se në rast se francezi pushohet, atëherë klubi madrilen duhet t’i paguajë teknikut 75 milionë euro. Një shifër e frikshme për presidentin Florentino Perez pa harruar faktin se një tjetër trajneri “big” do të paguhej. Madrilenët e kanë nisur sezonin mjaft keq, pasi janë ndalur në La Liga, ndërsa Ligën e Kampionëve e nisën me një humbje skandaloze 3-0 kundër PSZH-së. Pikëpyetje për numrin një të stolit kanë nisur që tani dhe drejtuesit, por dhe tifozët nuk janë më të lumtur me legjendën e futbollit botëror. Ai bëri historinë me Real Madridin duke fituar 3 herë Ligën e Kampionëve radhazi, ndërsa tani po kryqëzohet për merkaton jo efektive dhe milionat e shpenzuara.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...