Në të gjitha shkollat e Kosovës sot ora e parë e mësimit  do t’i kushtohet 10 vjetorit të Pavarësisë.

Me vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...