Çështja e të pagjeturve tash e 20 vite mbetet barrë e madhe e pazgjidhur për institucionet e Kosovës. Familjarët nga qeveria e ardhshme kërkojnë që për fatin e të zhdukurve të diskutohet në Bruksel. Madje ata presin që të jenë edhe pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Vetëvendosje nuk e përjashton mundësinë, por që fillimisht do të rishikohen marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me palën serbe. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë negociatat me të gjithë faktorët relevant vendor që janë të prekura nga bisedimet me shtetin serb. 20 vite pas luftës ende nuk duhet fati dhe vendndodhja edhe e 1 mijë e 650 personave të tjerë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...