Hetuesit e departamentit të hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë arrestuar sot edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas inspektoriatit, hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent, ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime.

Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Përndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës ka arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...