Kanë mbetur jo më shumë se tri ditë deri tek ndeshja e radhës e Kosovës, të cilën do të zhvillojë ndaj kombëtares së Anglisë.

Që nga dalja në shitje e biletave për këtë ndeshje, qytetarët kanë hasur në probleme të njëpasnjëshme për ti blerë ato.

Sistemi online i shitjes së biletave për këtë ndeshje, tiks.app ka dështuar totalisht.

Edhe pse në njoftimet e tyre Tiks.app ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me mediat, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me redaksinë e sportit të.

KosovaPress ka pyetur personat përgjegjës të këtij sistemi, se kur do të fillojë shitja e biletave të mbetura për këtë ndeshje, mirëpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Teksa mijëra tifozë presin ta kuptojnë kohën kur do të tentojnë ta blejnë një biletë, “tips.app” ka njoftuar se tashmë një pjesë e tyre janë shitur.

Kujtojmë që në njoftimet e mëparshme të kësaj kompanie, Tiks.app ka shkruar se deri më tani janë shitur rreth 10.000 bileta dhe në shitje janë edhe 2000 tjera.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...