Sikur të mos mjaftonte suksesi i Kosovës në Bullgari, edhe Kosova U-21, pra “të vegjlit” kanë dhuruar spektakël teksa kanë mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Turqisë. Një ndeshje e vendosur nga golat e Xhemajlit, Dakut dhe Kastratit, teksa tashmë Dardanë e vegjël shkojnë në vend të parë me gjashtë pikë, pas dy ndeshjesh. Shqipëria e Alban Bushit, që ndaj Turqisë mori barazim jashtë fushe, ka vetëm 2 pikë, pasi është mundur në shtëpi dhe ka barazuar jashtë. Kujtojmë që Kosova dhe Shqipëria janë në një grup, në kualifikueset e Europianit 2021.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...