Së fundmi, Serbia zhvilloi ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Ukrainës duke barazuar me rezultatin 2-2 dhe në të njëjtën kohë duke mbyllur aventurën në kualifikuese pa arritur të presë një biletë në Europian. Në ndeshjen kundër Ukrainës, tifozeria serbe ka nisur me koret “Kosova është Serbi”. Këto kore politike nga tifozeria serbe që duket se nuk ka në plan të zërë mend, janë raportuar në UEFA nga delegatët e ndeshjes dhe pritet që të merren masa tashmë. Për shkak të problemeve në kualifikuese kundër Portugalisë, Serbia u paralajmërua nga UEFA se në rast përsëritjeje do të merreshin masa. Në këtë mënyrë, UEFA pritet të ndëshkojë Serbinë dhe rrezikon që ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi ta luajë pa tifozë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...