Kombëtarja e Kosovës, sot në orën 18.00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit, që e paraprin atë kundër Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve Evropianin e vitit 2020. Kosova radhitet në pozitën e 119-të në listën e FIFA-s, Gjibraltari është plot 78 vende më poshtë, në pozitën e 197-të, dhe vjen në “Fadil Vokrri” me një ecuri prej tetë ndeshjesh të humbura radhazi. Në anën tjetër janë djemtë e Bernard Shalland, të cilët nuk kishin pësuar disfatë në 15 ndeshje radhazi para se ta zhvillonin ndeshjen e fundit në shtator, që përfundoi me rezultat 5:3 për Anglinë. Përkundër që rëndësia e kësaj ndeshjeje është më e vogël sesa ajo me Malin e Zi dhe shumë lojtarë mund ta ketë mendjen te ndeshja e së hënës, tifozët e Kosovës presin të shohin spektakël nga lojtarët e tyre – veçanërisht pas kthimit të Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Benjamin Kolollit nga lëndimet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...