Kosova ka bërë një tjetër goditje, duke bindur t’u bashkohet “Dardanëve”, Meritan Shabani. Mesfushori i Uollsave U-23 është rritur tek Akademia e Bajern Munihu duke qenë një nga futbollistët me të ardhme të këtij klubi. Mungesa e hapësirave në ekipin e parë bëri që 20-vjeçari të kalonte në Angli për të pasur më shumë minuta. Shabani ka pranuar më në fund ftesën e Kosovës, pas një gare të gjatë me kombëtaren shqiptare. Ai ishte shumë afër kuqezinjëve, madje trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi deklaroi nga një konferencë për shtyp se futbollisti do të bashkohej me Shqipërinë, por në fund ndryshoi mendja. Aktualisht Shabani luan me ekipin e Uolvsave U-23 ku ka shënuar 2 gola në 5 ndeshje, ndërsa me ekipin e parë nuk po grumbullohet. Afrimi me Përfaqësuesen i rrit dhe vlerat në treg të riut. (indeksonline)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...