Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.

‘Dardanët’ u paraqitën mjaft mirë këtë takim, por momente të caktuara vendosën fatin e ndeshjes e që ishte humbja e parë në ‘Fadil Vokrri’.

Në 45 minutëshin e parë u shënuan vetëm një gol, të cilin e realizoi Harry Winks (32’).

Ndërkohë tre gola të shpejtë në fundin e pjesës së dytë vulosën rezultatin 0-4, të cilët u shënuan nga Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mason Mount (90′).

Kosova e mbyll ciklin kualifikuese në grupin A me 11 pikë në vendin e tretë,që ishte historike për tanët.

Anglia dhe Çekia tashmë kanë siguruar biletën për Euro 2020.

Challandes: Nuk mund të bëjmë driblime kundër Anglisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se lojtarët nuk duhej të bënin driblime në ndeshjen kundër Anglisë sepse kjo e fundit e shfrytëzon çdo mundësi për të shënuar.
Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media pas ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 0:4.

“Nuk e njoh Maqedoninë e Veriut si kundërshtare aq shumë dhe nuk mund të komentoj tani për tani sepse fokusi ynë ka qenë të kualifikohemi në Euro 2020. Të martën do të shkojë në Shkup për ta studiuar skuadrën e tyre më afër”.

“Ne e shfrytëzuam këtë gjiro për të mësuar dhe kemi luajtur mirë. Por, ne nuk mund të bëjmë driblime sikur me rastin e Anglisë sepse ata e shfrytëzojnë këtë”.

“Anglia ka një skuadër të fortë – për mua Anglia është skuadra më e mirë në Euro 2020”.

Challandes: Harruam se skuadra e Anglisë ishte kundërshtare dhe u ndëshkuam.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se lojtarët kosovarë harruan që skuadra e Anglisë ishte kundërshtare në “Fadil Vokrri” dhe u ndëshkuan.

Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media pas ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 0:4.

“Mund të them se thjeshtë ishte një ndeshje futbolli. Anglia kurrë nuk ka pasur një pritje të tillë ku të gjithë tifozët valëvisnin flamujt anglezë”.

“Anglia, por edhe Zvicra e kanë ndihmuar shumë Kosovën, ne mund ta falënderojmë atë. Por si ekip u kam thënë lojtarëve që sonte ne e kemi Anglinë armik dhe si duket futbollistët kosovarë e harruan këtë dhe u ndëshkuan”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...