Kosova ka arritur të fitojë miqësoren e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, duke e mposhtur kombëtaren e Gjibraltarit me rezultat minimal 1:0, një test ky i mirëseardhur para ndeshjes eliminatore për “Euro 2020” përballë Malit të Zi. Bernard Shallande vendosi që këtë ndeshje të bëjë disa ndryshime, duke mos i ftuar fare lojtarët si Bersant Celina, Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi. Edhe pse me shumë ndryshime në formacion, Kosova arriti që të dominonte në tërësi pjesën e parë, por e pati të vështirë të krijonte mundësi konkrete shënimi, duke mos arritur të thyente mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve nga Gjibraltari. Goli që solli edhe festën në ‘Fadil Vokrri’, u shenua në minutën e 69’, kur Florent Hasani shënoi për epërsinë 1:0 të Kosovës. Ky ishte goli i parë për Florent Hasanin në fanellën e Kosovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...