Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar “Ushtrimi Dimëror 19”, në të cilin ushtrim po marrin pjesë përfaqësuesit e 13-të shteteve.

Forcat e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut.

Kontingjenti i FSK-së ka zbarkuar më datën 6 shkurt dhe i është bashkuar Brigadës 14 të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi, etj.

Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuqi, deklaroi se të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së janë në nivel të detyrës, duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional.

“Ushtrimi dimëror 19” do të përfundojë më 22 shkurt, thuhet në komunikatë.

Loading...

Shpërndaj me