Kombëtarja e Kosovës shënon fitore bindëse me rezultat 109:88 (30:17, 17:20, 30:25, 32:26) në përballje me Luksemburgun, në kuadër të grupit G të kualifikueseve për Eurobasket 2021. Kosova i revanshohet Luksemburgut për humbjen e parë me 88:80. Në dhjetë minutat e parë Kosova shkëlqeu me rezultat 30:17, epërsinë e ruajti deri në fund duke fituar me rezultat 109:88. Britania e Madhe kryeson me 4 pikë por ka një lojë me pak, pasojnë Kosova dhe Luksemburgu me 4 pikë por me një ndeshje më shumë. Dardan Berisha ka qenë trim i fitores me 32 pikë të shënuara./Botasport/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...