Pas debutimit në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”, Kosova do të debutojë edhe në Lojërat Olimpike Dimëroreqë sot zyrtarisht nisën në Pjongçang. “Rio 2016” u vlerësua e suksesshme për Kosovën falë medaljes së artë të xhudistes Majlinda Kelmendi. Por gjasat që Kosova të fitojë medalje në debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, thuajse nuk ekzistojnë. Kosovën në këto lojëra e përfaqëson vetëm skitari Albin Tahiri, por ai është I shoqëruar nga një ekspeditë prej plotë 16 zyrtarë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...