Në zonën e karantinës Dibër dhe Qendër Zhupë, banorët ankohen se janë rritur çmimet. Sipas denoncimeve të bëra në redaksinë tonë, tregtarët kanë fryrë koston e produkteve bazë ushqimore dhe atyre higjienike. Përmes një video thirrje, Xhena Korumi tha se nëpër shitoret dhe barnatoret e Dibrës që nga dita e enjte nuk mund të marrësh as fruta e perime me çmime të njëjta si më parë.

Përfaqësuesit e marketeve thonë se distributorët çmimet i kanë rritur paraprakisht. Ato janë çmime të dallueshme, p.sh. çmimi i limonit ka qenë 85 denarë tani është bërë 200 denarë. Gjithashtu, rritje të çmimeve ka pasur nëpër barnatore, psh. Vitamin C ka qenë 15 denarë tani është 30 denarë. Çmimi i maskave është 30 denarë, kurse ka qenë 3 denarë – deklaroi Xhena Korumi, banore e Dibrës.

Përderisa bëri një gjiro me makinë nëpër Dibër, dukej se rrugët ishin bosh. Ajo tha se që nga ora 10 e darkës askush nuk guxon të lëvizë nga shtëpitë. Xhena tha se vështirësitë për të punuar do të qojnë në situatë të përfundimit të rezervave ushqimore dhe monetare. Ajo bënë thirrje për ndihmë.

Duke pasur parasysh situatën ekonomike, nëse kjo gjendje do të zgjasë më shumë se dy muaj besoj se Dibra do të jetë në një krizë të madhe sepse është plotësisht e izoluar. Mundësitë për punë janë shumë të vogla. Shumë pak anëtarë nëpër familje punojnë në përgjithësi. Ka familje që vetëm një anëtarë i tyre punon. Brenda dy muajve qyteti mund të pësoj një krizë – u shpreh Xhena Korumi, banore e Dibrës.

Inspektorët që janë në terrenin e karantinuar thonë se banorët nuk kanë paraqitur raste të rritjes së çmimeve. Zotohen se do të shqyrtojnë ankesat e dibranëve, duke marrë masat përkatëse.

Sot nuk arritëm të bëjmë kontrolle, pasi kishim aktivitete të tjera. Ato do t’i bëjmë në vijim. Deri më tani rritje të çmimeve nuk ka, është gjendja e njëjtë. Vetëm tek maskat kemi pasur pak problem. Në realitet ato çmime i kanë të kalkuluar për inspektorin e tregut është në rregull se nuk kanë furnizime të fundit. Tek ne si Inspektorat i Tregut nuk është paraqitur asnjëri, as tek shoqata e konsumatorëve. Unë personalisht nuk kam konstatuar një gjendje të tillë aktualisht – deklaroi Rifat Dede, Inspektor Shtetëror i Tregut në Dibër.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit shtetëror të tregut, të gjithë inspektorët në mbarë vendin janë në terren dhe të gjitha rezultatet e kontrolleve ditore i dorëzojnë në qendër. Çmimet e artikujve që janë ngrirë me vendim të Qeverisë e kanë patjetër t’i kthejnë ne vlerën e datës 11 Mars në rast se konstatohet rritje. Sipas tyre, nëse nuk i respektojnë këto urdhëresa do të veprohet sipas Ligjit për tregti dhe dënimet janë deri në 8 mijë euro për personin juridik.

Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...