Si pasojë e virusit vdekjeprurës që është përhapur në Kinë, aktori James Bond ka anuluar premierën e filmit të tij të ri në këtë vend. “No time to die” nuk do të mbajë një premierë në Kinë, ashtu si dhe shumë filma të tjerë që e kishin premierën e tyre në muajin shkurt. Kjo për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.

Kasti i aktorëve së bashku me stafin e filmit të shumëpritur ka marrë vendimin të mos jenë të pranishëm në shtetin më të rrezikuar të momentit. Koronavirusi ka frikësuar popullin dhe shifrat e tij janë rritur ndjeshëm. Deri tani janë regjistruar 2010 viktima, ndërsa numri global i rasteve të infektuara është 75.199.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...