Një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Coachella ishte paraparë të mbahej në shkretëtirën e Kalifornisë muajin e ardhshem, me Rage Against The Machine dhe Frank Ocean në mesin e artistëve që do të performonin.

Por ky organizim është shtyrë për muajin tetor, me kërkesën e autoriteteve lokale të shëndetit. Shifrat e fundit tregojnë se SHBA-të kanë më shumë se 1,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 28 raste që kanë rezultuar me vdekje.

Festivali i Muzikës dhe Arteve i Coachella Valley është një nga ngjarjet më të mëdha botërore në muzikë, tejet i famshëm dhe i ndjekur. Këtë vit ishin paraparë të performonin artistë mjaft të famshëm, duke përfshirë Travis Scott, Calvin Harris dhe Lana Del Rey.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...