Futbollisti i Totenhamit, Son Heung Min, me 2 golat e parë ndaj Aston Villës u bë futbollisti i parë nga kontinenti i Azisë, që ka shënuar 50 gola në Premier Ligë.

Son u bë edhe futbollisti i gjashtë te skuadra angleze e Totenhamit që ka shënur 50 gola. Para tij janë Hari Kejn, Tedi Sheringam, Xhermejn Defo dhe Robi Kin, ndërsa me Kristian Eriksenin ndajnë pozitën e 5-të.

Ndryshe stadium “Villa Park” është një ndër vendet më të papërshtatshëm për trajnerin Hoze Murinjo. Trajneri portugez në shtatë sfida te Aston Villa, vetëm 2 herë është gëzuar fitores, ndërsa bilans më të keq ka në stadiumin në Njukasëll, ku është pa fitore në 7 ndeshjet e fundit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...