Turneu i Amerikës Jugore “Kopa Amerika” ka ndryshuar formatin dhe në vend të 3 grupeve me 4 katër kombëtare, në të ardhmen kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen në 2 grupe me nga 6 kombëtare. Katër ekipet e para do të vazhdojë garat në fazën eliminatore. Shorti I edicionit të 47-të,  deshi që në Grupin A, të garojë Argjentina, Kili, Australia, Bolivia, Uruguai dhe Paraguai. Ndërkohë në Grupin B e drejton Brazili së bashku me Katarin, Perun, Kolumbian, Venezuelën dhe Ekuadorinë. Nikoqirë të “Kopa Amerika 2020”, do të jenë Argjentina dhe Kolumbia, nga 12 qershor e deri më 12 korrik, ndërsa titullin do të mbrojë kombëtarja e Brazilit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...