Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi hodhi poshtë akuzat e drejtorit të policisë financiare Arafat Muarem se pas kontrabandës së duhanit të paligjshëm në vend qëndron institucioni që ai drejton. Ministri Bekteshi thotë se ministria nuk lëshon licenca ose licencë për importimin e duhanit apo produkteve të duhanit. Ministria e Ekonomisë është e përgjegjëse vetëm të regjistrojë në regjistër kompanitë që merren me këtë aktivitet. Asnjë zyrtar nën autoritetin e tij nuk është thirrur deri tani në prokurori, thotë Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë nuk lëshon  licenca ose licencë për importin e duhanit apo produkteve të duhanit. Ka dallim midis duhanit dhe produkteve të duhanit. Sa i përket importit të produkteve të duhanit, sipas ligjit, Ministria e Ekonomisë regjistron në regjistër vetëm kompanitë që merren me import-eksportin ose prodhimin e produkteve të duhanit. Por më tej nuk ka kompetenca të mëtejshme në kontrollin e cilësisë sepse bëhet nga Inspektorati Bujqësor- deklaroi Kreshnik Bekteshi,  Ministër i Ekonomisë.

Përveç përfshirjes së Ministrisë së Ekonomisë, Muaremi në intervistën për Alsat gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë informacione se importi i duhanit të paligjshëm ka lidhje edhe nga radhët e Drejtorisë Doganore. Dogana na u përgjigj se nuk do të publikojnë detaje për shkak të ndjeshmërisë së aksionit

 Drejtoria Doganore

“Nëse nga hetimi i mëtejshëm përcaktohen kushtet për veprime të mundshme të paligjshme nga ana e doganierëve, e njëjta gjë do të bëhet në përputhje me procedurat nëpërmjet të cilave vepron Dogana dhe kundër doganierëve do të ndërmerren procedurat e duhura”.

Në një intervistë për Alsat, Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, tha se kishte informacione që janë të përfshira disa institucione shtetërore që kanë dhënë konfirmim ose leje për të importuar duhanin Virxhinias. Nëse vërtetohet se ka shkelje të ligjit ose abuzimit me Ligjin për licencën për import të duhanit, do të vijojnë ndëshkimet e duhura.

Përndryshe, më pak se një javë më parë,  në fshatin Luboten të Shkupit u zhvillua një aksion policor  ku u konfiskuan 12 ton duhan nga lloji Virxhinia. Policia financiare tha se kompanitë nga Maqedonia, duhanin e paligjshëm e kanë importuar nga vendet fqinje dhe ua kanë shitur personave fizikë për një përpunim të mëtejshëm dhe shitje. Në këtë mënyrë, kasa e shtetit ishte dëmtua për më shumë se shtatë milionë euro.

Ile Petreski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...