Hedhja e mbetjeve ndërtimore dhe orendive të vjetra shtëpiake në kontejnerë dhe sipërfaqe gjelbëruese duket se është shndërruar në shprehi të zakonshme të qytetarëve të pandërgjegjshëm. Këtë fotografi tashmë mund ta shihni thuajse në çdo komunë, ku kontejnerët mbushen me mobilje, vaska, llaminat e gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi. Disa nga qytetarët e anketuar dënojnë këtë akt të pahijshëm, ndërsa disa prej tyre tashmë edhe ishin ballafaquar edhe me gjobën e parë për prishje të pastërtisë publike.

“Kjo u ngjan punëve që bëhen në Maqedoni. Të gjithë komentojmë se kur shkojmë në shtetet perëndimore, tregojmë se si atje është pastër dhe e rregulluar. Ajo nuk pastrohet vetvetiu, ne jemi ata që duhet ta mirëmbajmë ambientin”.

“Unë tashmë kam marrë gjobë për këtë. Prej në 200 euro, gjoba arriti deri në 1 mijë euro me përmbarues, nga komuna e Çairit. I hodha por më thanë se nuk do ta paguaj, do të më lirojnë se vërtet nuk e kam ditur atëherë. Personat që ma renovuan banesën I kanë lënë pran kontejnerëve. Unë e pagova gjobën”

Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme të Higjienës komunale se ku duhet hedhur mbeturinat, qytetarët kërkojnë që kjo ndërmarrje të vendos tabela informuese për aksionet dhe diteët kur mund të hedhen mbeturinat e vëllimshme.

“Njerëzit nuk e ndryshojnë sjelljen e vet nëse nuk kanë dënime, të rrallë janë ata që kanë vetëdije të lartë, por edhe shtrohet pyetja a kanë mundësi ku mi dërguar tjetër kund. Nëpër vendet ku janë kontejnerët duhet të ketë tabela informuese për ditët dhe orët, sikur në perëndim”

Nga Higjiena komunale bëjnë të ditur se ofrojnë shërbime të ndryshme për mbetjet e vëllimshme të cilat në të shumtën e rasteve janë falas dhe të volitshme.

Qytetarëve u ofrojmë mundësi që plotësisht falas çdo ditë të javës, këtë lloj të mbeturinave ta dërgojnë në qendrat tona për selektim që gjenden në Karposh dhe Vardarishte. Nëse nuk kanë transport kanë mundësi të kërkojnë shërbimet tona në numrin pa pagesë 0800 222 33. Në këtë rast paguhet vetëm shërbimi i transportit, dmth automjetet tona vijnë deri në vendin e caktuar, mbledhin këtë lloj mbeturinash dhe do ta dërgojnë në qendrat për selektim”-tha Ana Marija Brangjolica, zëdhënëse e ndërmarrjes publike Higjiena Komunale.

Nga Higjiena Komunale thonë se si Institucion nuk kanë të drejtë të shqiptojnë gjoba por kanë për detyre të edukojnë qytetarët për mos-përsëritjen e së njëjtës. Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se vetëm në gjashtë e muajt e parë të vitit 2019 janë shqiptuar 772 dënime për prishje të pastërtisë publike të cilat fillojnë prej 50 euro e më shumë.

Melihate Rustemi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...