Trajneri i Interit, Antonio Konte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit edhe dy përforcime të tjera para mbylljes së afatit kalimtar të verës. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Nerazzurrët” dëshirojnë të bëjnë edhe një investim për repartin ofanziv duke transferuar Fernando Lorenten nga Totenham Hotspur. Mirëpo, Konte e sheh të nevojshëm edhe një blerjë në mesfushë ku ai kërkon ish futbollistin e tij nga Juventus, Arturo Vidal i cili po ashtu është nxjerrë në shitje nga Barcelona.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...