Pas një beteje të gjatë ligjore, Antonio Konte ia ka dalë të fitojë atë çka i takon pasi Çellsi e shkarkoi nga stoli në vitin 2018. Tekniku italian në këtë formë do të përfitojë dëmshpërblimin nga klubi i Abramoviç, teksa bëhet fjalë për 11.3 milionë euro. Konte ishte i suksesshëm në krye të Çellsit pasi për dy vite arriti të fitonte një herë Premier Liguën dhe FA Kupën, ndërsa më pas klubi londinez vendosi të ndante rrugët me Konten. Trajneri 49-vjeçar është duke përgatitur rikthimin në vendlindje, teksa pas aventurës angleze tashmë do të fillojë një tjetër të re në Itali. Antonio Konte është pranë një marrëveshje me Interin, klub ku do të gjente dhe mikun e tij Bepe Marrota.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...