Interi mori një fitore me shumë vlerë për të ecur më tej në Liga Europa, pasi mundi pastër 0-2 ekipin e Ludogoretsit. “Zikaltërit” shënuan golin e parë të ndeshjes në minutën e 71 me Eriksenin, që gjeti edhe rrjetën e parë si zikaltër. Përtej kësaj, Konte nuk është i kënaqur nga loja e danezit dhe thekson se ai mund të bëjë shumë më mirë.

“Eriksen duhet të punojë. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë nga sa kemi parë sot. Jam i lumtur për të sepse goli i jep besim, por duhet të gjejë ritmin dhe intensitetin, që kishte te Totenhem. Ai ende ka gjendjen e duhur fizike, por jemi të qetë. E dimë që kemi marre një lojtar, që ngre cilesinë e skuadrës sonë. Rruga jonë në Ligën Europa do të jetë kjo, duke bërë rotacione për t’u dhënë hapësirë ​​edhe atyre që kanë luajtur pak më pak, por meritojnë të kenë më shumë hapësirë. Do të vazhdojmë në këtë linjë. Të mos harrojmë që Liga Europa mund të na ​​shtypë fizikisht dhe mendërisht”, përfundoi strategu zikaltër

Loading...

Shpërndaj me

Loading...