Oda e kontabilistëve kërkon shtyrje të afatit përfundimtar për paraqitjen e raporteve të bilancit tatimor, deri në 31 Mars, dhe shtyrje të afatit të paraqitjes së llogarive vjetore në Regjistrin Qendror për dy javë shtesë.

Nëse këto afate ligjore zgjaten, automatikisht do të thotë se edhe afatet për paraqitjen e regjistrave tatimore, që vlejnë edhe shoqatat e tregtarëve dhe tregtarët individual dhe drejtuesit e veprimtarisë së kontabilitetit. Është e qartë se ne jemi duke kërkuar dorëzimin e atyre raporteve dhe kemi miratuar një afat jashtëzakonisht të shkurtër- deklaroi Blagoja Grozdanov – Anëtar i Bordit Drejtues të Odës së Kontabilistëve.

Për krahasim, Grozdanov iu referua praktikës në vendet fqinje, për shembull në Bullgari dhe Serbi, raportet dorëzohen deri më 30 qershor, Kroacia deri më 30 prill, dhe në Francë dhe Suedi deri më 31 korrik.

Regjistri Qendror paralajmëron se ata do të pranojnë llogari vjetore dhe pasqyra financiare nga 27 deri në 29 shkurt, pra nga e enjtja deri të shtunën, dhe subjektet e vogla dhe mikro, që nuk do të paraqesin llogari vjetore në formë të letrës në kohën e paraparë me ligj, do të mund ta paraqesin atë në mënyrë elektronike deri më 16 Mars.

Sipas Aleksandra Andreeva nga Oda e përmbaruesve, megjithatë, është e nevojshme të rregullohet i gjithë sistemi tatimor për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin në punë. Një problem shtesë që e theksoi, me të cilin ballafaqohen kontabilistët, janë kartat financiare të paharmonizuara, të borxhit tatimor.

Ndodh që klientët tanë të marrin një paralajmërim për borxhin e papaguar, madje edhe me vendim për pagesë të detyruar për borxhin, i cili sipas regjistrimeve tona nuk ekziston fare, dhe shpesh nuk ekziston as në sistemin E-tatime- tha Aleksandra Andreva – Anëtare e Bordit Drejtues të Odës së përmbaruesve

Sipas Odës së Kontabilistëve, kjo mospërputhje e sjell në pasiguri punën dhe likuiditetin e kompanive, dhe i bën thirrje Ministrisë së Financave të investojë në një sistem digjital modern për të kapërcyer situatën.

Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...