Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve është pengesë për veprimtarinë e tyre, thonë kontabilistët. Ata shprehen se ndryshimet e shpejta të rregullativave u shkaktojnë pasiguri në punë. Në mënyrë shtesë, kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek popullata, ku si pasojë ka pasur trend të rritjes së ekonomisë gri. Kontabilistët apelojnë deri tek autoritetet që edhe ata kohë pas kohe të përfshihen në përpunimin e ligjeve, sidomos nëse bëhet fjalë për vendime nga fusha e tatimeve.

Të sillet një ligj që do të funksionojë dhe nuk do të duhet ta ndryshoni për një vit. Askush nuk mban përgjegjësi, asnjë deri më tani në vendin tonë nuk ka bart përgjegjësi për ligj të miratuar gabimisht- tha Dragan Mitkovski- kryetar i Odës së kontabilistëve

Kontabilistët thonë se ligji aktual nuk është i zbatueshëm në pjesën e licencimit të kontabilistëve. Llogarinë përmbyllëse në vend që ta firmos vetëm kontabilisti i autorizuar, e njëjta verifikohet edhe nga drejtuesi, pohojnë kontabilistët.

Çfarë bëjmë tani me vërtetimet tona, për çfarë janë? Çfarë benefiti kanë kontabilistët e autorizuar nga licencimi i tyre dhe lëshimin e ligjit në qarkullim. U soll një ligj me të cilin vetëm u imponuan obligime kontabilistëve- pohoi Bllagoja Grozdanov- Lidhja e odave ekonomike.

Në Maqedoni janë 1713 kompani që merren me kontabilitet dhe 9700 persona që janë të autorizuar gjegjësisht kontabilistë të licencuar. Përveç konkurrencës jolojale, problemi kryesor i kontabilistëve është interesi i dobët i të rinjve për ta bërë këtë punë. Pagat e ulëta dhe statusi i pazgjidhur janë arsyet kryesore që kontabilimi është profesion jotërheqës.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...