Konor MekGregor nuk ishte i kënaqur me Kevin Gastelum gjatë kësaj fundjave. Gastelum duhet të ndeshej me Robert Uajttaker në ndeshjen e titullit për peshën e mesme, por sfida është anuluar për shkak të një dëmtimi të australianit disa orë përpara evenimentit. Gastelum ishte një spektator gjatë UFC 234 dhe deklaroi veten si kampionin e peshës së mesme.

Çfarë do ai krimb me brezin në shpatull? Ai ka krimba në lëkurë. Ishte qesharake që do ndeshej për titullin kampion, jo që të qarkullonte me brezin e artë. Dikush duhet ta zgjidhë këtë problem dhe të sterilizojë brezin, ” ka reaguar Mekgregor.

Ky koment vjen pasi qw Mekgregor ka parë që Gastelum kishte marrë një lloj infeksioni në fytyrë gjatë qëndrimit në Australi.

Loading...

Shpërndaj me