Kryetari i qytetit të Bergamos, Xhorxho Gari, ka konfirmuar se të gjithë tifozët që ishin në sfidën e Ligës së Kampionëve mes Atalantës dhe Valencias, janë pozitiv me virusin “Covid 19”. Skuadra italiane më 19 shkurt, në stadiumin “San Siro”, u përball me skuadrën spanjolle në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa shumë media botërore, e kanë konsideruar si “bombë biologjike” për shpërndarjen e virusit “Covid 19”.  “Pacienti i parë në Itali ishte regjistruar më 23 shkurt dhe ne nuk kishim informata se 40 mijë persona në “San Siro” janë prekur nga ky virus. Njerëzit kanë udhëtuar në grupe dhe ka pasur kontakt fizik,” ka shpjeguar kryetari i Bergamos. Në Itali sipas informata të fundit kanë 69 mijë të prekur nga virusi dhe kanë ndrruar jetë 6.820 persona, ndërsa qyteti i Bergamos është vendi më i goditur në Itali

Loading...

Shpërndaj me

Loading...