Koncerti i ardhshëm i “Red Hot Chili Peppers” në Piramidat e Gizës do të streamohet live për adhuruesit.

Bendi do të paraqitet në lokacionin e famshëm për një koncert të premten – të parin e serisë në Egjipt – ndërsa koncerti do të streamohet në të gjithë botën.

Flea dhe shokët e tij të bendit do t’i bashkohen Jean-Michel Jarre, Sting, Mariah Carey, Shakira dhe Frank Sinatrës në mesin e atyre që kanë performuar në hijen e Piramidave, dhe basisti mezi po pret të performojë në koncert.

“Para çdo vendi të ri trupi im vërshohet nga ngazëllimi, një dëshirë e zjarrtë për një mister të ri shpaloset, një magjepsje me një kulturë të re, mundësia e miqve të rinj, shijimi i ushqimit të ri, nuhatja e shijeve të reja, absorbimi i ritmeve të reja”, thotë ai në deklaratë.

“Po ndodh përsëri tani. Zemra ime është e mbushur me gëzim në vigjilje të performimit në Egjipt. Jam shumë mirënjohës dhe i përulur për përvojën që po afrohet.

“Piramidat, është e pabesueshme! E shfrytëzuam rastin… Gjithmonë kam qenë i magjepsur nga Egjipti dhe ky rajon i botës, dhe jam shumë i ngazëllyer që do të shkoj”.

Shpërndaj me