Zaev sot u përpoq më kot të kundërshtonte, por është mirë që më në fund pranoi se ai është në komunikim me avokaten e zhvatëses Katica Janeva, kështu iu përgjigj Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE kryeministrit Zaev, pasi që ky i fundit sot mohoi kategorikisht se në takimin e liderëve ka deklaruar se prokurorja Janeva brenda 10 ditëve do të lirohet nga paraburgimi në rastin “Reketi”.

“Tani është e rëndësishme që ai t’iu përgjigjet disa pyetjeve. Së pari, në çfarë cilësie një kryeminisër i shtetit, i cili nuk është as prokuror, as gjykatës, në vazhdën e skandalit më të madh gjyqësor në historinë e Maqedonisë, është në kontakt me avokaten e të dyshuarës për zhvatje dhe pse ata kanë diskutuar për masat e sigurisë, për paraburgim ose arrest shtëpiak për Katica Janevën? Së dyti, nga vjen nevoja që avokatja Irena Frçkovska të informojë kryeministrin Zaev për hapa që do të ndërmerr e dyshuara Katica Janeva? Dhe së treti, a është ky koordinim i ngushtë i avokates dhe kryeministrit në rolin e “konsullit” të grupit “Reketi” dhe kush është kryesori këtu?”, pyet Miloshovski Zaevin/Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...