Disa nga Komunat e vendit zotohen se do të angazhohen që në të ardhmen të mos hyjnë në borxhe të reja. Këtë e deklaruan sot disa kryetarë të komunave pas lajmit të mbrëmshëm se Qeveria do të marrë kredi prej 120 milionë euro për ti mbuluar borxhet e vjetra. Kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata thotë se komuna momentalisht ka borxhe tek disa ndërmarrje ndërtuese por, në të ardhmen do të realizoj vetëm projekte për të cilat posedon mjete.

Komuna e Dibrës i ka disa borxhe tek disa ndërmarrje ndërtuese tek të cilat I menaxhon në mënyrë të mirëfilltë. Nuk guxojmë të humbim besimin që kemi fituar te partnerët të cilët na besojnë dhe në momente kritike nuk na bllokojnë llogaritë. Zvogëlimi I borxhit është ekonomizimi i mirëfilltë edhe harxhimi në sistem, do ndërtojmë aq sa kemi mundësi, jo të avansojmë në vepra të cilat nuk mund ti realizojmë – tha Ruzhdi Lata, kryetar i Dibrës.

Komuna e Kumanovës është njëra nga komunat që kryeson për nga borxhi dhe momentalisht është me llogari të bllokuar. Kryetari I kësaj komune Maksim Dimitrievski thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte një plan afatgjatë nga Qeveria.

Komuna e Kumanovës sipas llogaritjeve të fundit ka diku rreth 17 milionë e 420 mijë euro detyrime, këto janë borxhe të përbashkëta të komunës dhe të Ndërmarrjeve Publike, shkollave dhe të gjitha institucioneve që janë nën kompetencë të komunës. -Për 110 ditë përafërsisht kemi arritur të zvogëlojmë këto detyrime nga borxhi I përgjithshëm diku 8 % dhe paralelisht me këtë do të ndërtojmë projekte infrastrukturore që janë kërkesa kryesore të banorëve të komunës – tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Ndërsa Qendra për analiza ekonomike kërkon që Qeveria dhe Ministria e Financave në suazat e Komitetit të Revizionit të bëj analizë të situatës dhe kërkon nga Prokuroria Publike të ngrejë hetim dhe aty ku ka dyshim të veproj në përputhje me normat ligjore. Borxhet e vjetra të komunave prej rreth 120 milionë euro do të shlyhen me kredi të re që Qeveria do ta marrë në emër të vetëqeverisjeve lokale. Qeveria tashmë ka filluar negociata me kreditorët ndërkombëtarë dhe vendor. Që komunat të mos hyjnë në borxhe të reja, pasi t’i shlyejnë borxhet e tanishme, Qeveria planifikon mekanizëm mbrojtës.

Elmedina Aliji

Shpërndaj me