Qeveria me kompensim do të përpiqet të bindë administratën publike të kalojë në sektorin privat. Atyre punonjësve që me dëshirën e tyre do të largohen nga sektori publik do t’u ofrohet kompensim tërheqës. Autoritetet nuk kanë zbuluar se sa do të jetë oferta për cilindo që do ta lëshojë punën e shtetit. Përveç kompensimit do të ketë edhe katër oferta të tjera edhe atë:

Bartja e të punësuarve nga sektori publik në atë privat, me kusht që kompania private të ofrojë rrogë më të lartë ndërsa kontributet t’i paguaj shteti në periudhë të caktuar kohore.

Rikualifikim në bazë të nevojave të tregut të punës në sektorin privat, me çka shteti do ta paguajë rikualifikimin.

Rikualifikim për nevoja të brendshme, përkatësisht kuadro që mungojnë në vet administratë

Dhe partneritet publiko- privat

Motivimin e nëpunësve për t’u larguar, ministri Damjan Mançevski e sheh në pagat më të larta që i ofron sektori privat.

Përshtypja është e tillë që në sektorin publik është e garantuar dhe se të gjithë që vijnë këtu edhe do mbeten. Ne në administratën publike, ja edhe tek ne në ministri çdo ditë ballafaqohemi me problemin e njerëzve që largohen. Realisht rrogat nuk janë edhe aq tërheqëse si më parë në krahasim me sektorin privat. Rrogat në sektorin privat rriten dhe njerëzit vendosin me vetë dëshirë të largohen pa asgjë- deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

Për momentin në administratë të punësuar janë rreth 130 mijë persona. Për atë sesa prej tyre janë tepricë, ende nuk ka ndonjë përgjigje nga autoritetet. Analizën e parë për atë sesi do bëhet riorganizimi i administratës, Mançevski e paralajmëroi për muajin e ardhshëm.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...