Në vend që të ketë pritje të gjata për vendime në gjykatë, kompanitë, komunat dhe ndërmarrjet shtetërore ti zgjidhin mosmarrëveshjet e ndërsjella në Gjykatën e Arbitrazhit, në Odën ekonomike. Nga kjo gjykatë thonë se megjithëse është më efikase dhe më e lirë, për fat të keq, kompanitë vendore e përdorin shumë pak arbitrazhin. Dallimi është se në Gjykatat e zakonshme mosmarrëveshjet zgjasin për rreth tre vjet e gjysmë, ndërsa përmes Arbitrazhit prej tre deri në shtatë muaj, pas çka aktvendimi bëhet i formës së prerë.

Për fat të keq, ne ende nuk jemi në nivel të lartë, por po përpiqemi ta animojmë arbitrazhin në Maqedoni, por presim në të ardhmen që ai të jetë në një nivel më të lartë. Ne jemi në korniza të vendeve të Ballkanit – tha Goce Conevski, Gjykata e Arbitrazhit.

Ndërmarrjet kanë mundësinë të zgjedhin gjyqtarët, që do të jenë pjesë e procesit dhe mund ta ndërrojnë gjyqtarin e caktuar, por duhet të japin shpjegim përse kërkojnë përjashtimin e tij. Kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Goran Rafajlovski, thotë se në këtë gjykatë, nuk funksionojnë lidhjet dhe presionet.

Askush nuk mund të ndikojë te gjyqtarët që do të gjykojnë mosmarrëveshjen. Vendimi, që ata e miratojnë, është i pavarur dhe është kryesisht në përputhje me sistemin ligjor pozitiv të Maqedonisë – u shpreh Goran Rafajlovski, Kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit në OEM.

Përmes arbitrazhit, mesatarisht gjatë vitit zgjidhen rreth dhjetë mosmarrëveshje, ndërsa që nga viti 1993 prej kur funksionon ky trup, janë zgjidhur rreth 300 konteste.

Verica Pavllovska

Loading...

Shpërndaj me