157 milionë euro është borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj shtetit për tatim të papaguar. Lista e fundit “e zezë” e DAP-it numëron 4000 borxhlinj. Të dhënat e kësaj Drejtorie tregojnë se është rritur pagesa e borxheve nga borxhlinjtë ndërsa është zvogëluar edhe numri i tyre. Përfshirë nëntorin e vitit të kaluar, borxhi për tatim të papaguar është zvogëluar për 22 milionë euro ndërsa lista numëron 390 borxhlinj më pak. Tatimin më shumë nuk e paguajnë kompanitë private. Vendin e parë në listën “e zezë” të DAP-it kohë më të gjatë e mban kompania “Oteks” nga Ohri me borxh prej 13 milionë euro. Vijojnë “El Don Kastiljo” dhe “Industria El Azteka”.

Në listën e borxhlinjve nuk janë më kompanitë shtetërore “Rrugët e Maqedonisë”, “Pyjet e Maqedonisë” dhe “Radio- televizioni i Maqedonisë”, si mos- pagues më të mëdhenj të tatimit. Në listën e kompanive shtetërorë që kanë borxhe edhe më tej janë “Eurokompozit”, “Ekonomizimi me ujëra” dhe dhjetëra ndërmarrje publike për ekonomizim me ujëra dhe shërbime komunale. Shtetit tatim i kanë borxh klube sporti, bodrume për verë, kompani të falimentuara, kompani ndërtimi dhe disa media rajonale.

Nga DAP thonë se kompani të njëjtë me vite janë në këtë listë dhe se me disa fare nuk mund të lidhin kontakt. Ndërsa disa kompani paguajnë borxhe të caktuara ndërsa disa borxhe tjera ju grumbullohen.

Bëhet fjalë edhe për ndërmarrje publike edhe për obligues tatimor, me të cilat në njëfarë mënyre s’mund të kontaktojmë, por edhe me ato kompani që kontaktojmë, ne i eliminojmë problemet që i kemi, edhe ne, por edhe obliguesit tatimor. Mirëpo, nëse një obligues tatimor në listë paguan një borxh të caktuar, automatikisht i grumbullohet borxhi tjetër dhe ai tërë kohën është në listën e borxhlinjve sepse në mënyrë të parregullt vitet e kaluar ka menaxhuar obligimet ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike – tha Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Lista e fundit ka të bëjë me borxhet e personave fizik dhe kompanitë për tatim të papaguar të arritura deri më 30 nëntor të vitit të kaluar dhe të papaguara deri më 28 shkurt të vitit 2018 për TVSH, tatim të fitimit, tatim personal të të ardhurave, kontribute nga sigurimi obligativ social, akcizat dhe doganimit.

Aleksandra Spasovska

Shpërndaj me