Më shumë se gjysma e kompanive gjermane që punojnë në vend mendojnë se situata ekonomike në vend është më e keqe se vitin e kaluar. Megjithatë, stabilizimi politik u jep atyre optimizëm. Të dhënat dalin nga rezultatet e një ankete të kryer midis biznesmenëve gjermanë që punojnë në Maqedoni. Një total prej 45% të drejtuesve gjermanë presin përmirësimin e klimës së biznesit, dhe 12% presin përkeqësim të mëtejshëm.

Këtë vit, disa nga faktorët që u vlerësuan si negative vitin e kaluar, janë përmirësuar, por përsëri të anketuarit nuk janë të kënaqur me shtypjen e korrupsionit dhe krimit, sigurinë ligjore dhe efikasitetin e administratës publike. Përkundër problemeve të përmendura, ende është inkurajues fakti që 72% e kompanive që operojnë në Maqedoni do të investonin përsëri këtu – tha  Patrik Martens, drejtor i Odës ekonomike Maqedonase-Gjermane.

Sipas anketës, 68% e kompanive presin që shitjet e tyre të rriten dhe 45% presin një rritje të eksporteve në periudhën e ardhshme. Frika e tyre më e keqe lidhet me gjetjen e personelit të kualifikuar. Biznesmenët thonë se kriza politike kishte një ndikim negativ në punën e tyre. Përndryshe, anketa është bërë gjatë krizës politike. Optimizmi i kompanive gjermane është rritur pas rekomandimit pozitiv që Maqedonia mori për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe me përparimin në negociatat për emrin.

Lidhshmëria me perspektivën evropiane, sipas meje janë shenjat pozitive që situata do të zhvillohet pozitivisht dhe se ndërmarrjet me vlerësimet e tyre janë në drejtimin e duhur – deklaroi Marko Akvatiçi, Zëvendës ambasador i Gjermanisë.

Në anketë janë përfshirë 60 nga gjithsej 200 kompanitë gjermane që veprojnë në vend. Deri tani kanë hapur mbi 20 mijë vende pune në tregun e Maqedonisë dhe presin që numri i të punësuarve në kompanitë gjermane të vazhdojë të rritet. Ata janë kundër aplikimit të tatimit progresiv të të ardhurave personale sepse, siç thonë ata, do të rrisë kostot e tyre.

Aleksandra Spasevska

Shpërndaj me