Tregtarët me naftë dhe derivateve të naftës vepruan në mënyrë korrekte për atë që nuk i shtrenjtuan çmimet e shitjes me pakicë nëpër pikat e karburantit, tha zv.kryeministri Koço Angjushev. Është mirë që përllogaritjet i kanë bërë sipas metodologjisë së vjetër, megjithëse për momentin ka treg të liberalizuar, vlerëson Angjushev. Megjithatë, shteti po e monitoron nga afër situatën dhe do të parandalojë çdo mundësi për një rritje më të madhe të çmimeve të karburanteve.

Shteti do të bëjë vetëm një ” çmim të lartë” do të thotë çmim maksimal, në mënyrë që t’i mbrojë qytetarët nga bashkimi i mundshëm monopoli për të cilin nuk mund të them se ekziston. Dhe duhet të them se kompanitë në mënyrë konkrete i caktuan çmimet e tyre në këto ditë”- theksoi Koço Angjushev, zv/kryeministër për ekonomi

Kompanitë kanë mundësinë për t’i ulur apo rritur çmimet e derivateve, respektivisht të konkurrojnë me njëra-tjetrën, thonë autoritetet, duke shtuar se vendimi i tyre është nëse do të heqin dorë nga fitimi i caktuar. Ndërsa për momentin, 80% e biznesit të naftës me shumicë i përket Okta-s.

Në Ligjin për Energjinë prandaj edhe është lënë hapësirë dhe mundësi që Komisioni Rregullator të bëjë një metodologji që do t’i kufizojë çmimet nëse vërejmë se ato po fillojnë të rriten në mënyrë të paarsyeshme në treg”  -u shpreh Koço Angjushev, zv/kryeministër për ekonomi

Sot është dita e parë që vendi ka një treg të liberalizuar me kusht të naftës dhe derivateve të naftës. Kompanitë që janë në këtë aktivitet vetë do t’i formojnë çmimet deri në nënshkrimin e ndryshimeve në Ligjin për Energjetikë nga presidenti Stevo Pendarovski dhe hyrja e tij në fuqi brenda 10 ditëve. Pastaj, rregullatorët do ta paraqesin metodologjinë e re sipas të cilët do të përllogariten çmimet e karburanteve, e të cilat, në vend të 14 ditëve, do të kenë një vlefshmëri prej vetëm një javë. Më 8 maj, skadoi marrëveshja shitblerëse për Okta-n e cila zgjati 20 vite, me të cilën vendi ishte e detyruar të paguaj kompensimin për naftën e prodhuar, edhe pse shtatë vjet rafineria e naftës OKTA vetëm shpërndante në Maqedoni.

Ile Petreski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...