Qeveria nuk iu dha përgjigje konkrete njërës nga kërkesat kryesore të Këshillit të Investitorëve të Huaj, për ulje të tarifave doganore për produktet e importuara. Ulja e mundshme e tarifave doganore, së pari do të duhet t’i nënshtrohet një analize të hollësishme, pasi për shkak të zvogëlimit, do të ketë mungesë të parave në buxhet. Qeveria në njoftimin për publikun informoi, se harmonizimi i tarifave doganore është një detyrim i vendit, kur bëhet pjesë e BE-së, pavarësisht kërkesës së Këshillit të Investitorëve të Huaj.

Një nga kërkesat kryesore është tatimi për importin e produkteve. Edhe kryeministri, së bashku me ministritë përkatëse, kanë konfirmuar se kanë emëruar njerëz për të bërë analiza. Kryeministri Zoran Zaev, ishte i pranishëm duhet të jem i kujdesshëm për ta cituar Kryeministrin, tha që kemi vullnet ta shqyrtojmë, por duhet ta kuptoni, që mund të ketë mungesë të të ardhurave në buxhet. Gjë që është e kuptueshme. Nëse kjo mungesë e buxhetit mund të kompensohet me prodhim më të lartë, atëherë ai ka vullnet ta harmonizojë sistemin – deklaroi Shtefan Peter, presidenti i Këshillit të investitorëve të huaj.

Sipas Shtefan Peter, është e nevojshme, që vendet e tjera të njihen me produktet e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht austriakët, si një vend me të cilin kemi bashkëpunim të gjatë tregtar. Për momentin, Austria është investitori më i madh i huaj në vend, por duhet të punojmë, për të përmirësuar shkëmbimin tregtar midis dy vendeve.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...