Ligji i ri për efikasitet energjetik do të obligojë rreth 250 kompani të miratojnë masat e efikasitetit energjetik. Pjesa më e madhe e kompanive janë nga dega e metalurgjisë, farmacisë dhe sektorit energjetik, si kapacitete që bëjnë harxhime më të larta të energjisë elektrike. Nga Agjencia e energjetikës thonë se kompanitë duhet të marrin doemos ndihmë financiare nga institucionet.

Është e rëndësishme të vërtetohet procedura se cilës kompani, kur dhe si do t’i ndani ndihmë që të funksionojë pa pengesa, mos të ndodh që për shkak të zbatimit të masave ta mbyllin kompaninë apo biznesin, por t’i mundësoni ta mbijetojë transformimin. Përafërsisht vlerësohet që rreth 250 kompani do ta kenë obligim të ndërmarrin diçka lidhur me harxhimin e rregullt të energjisë”-tha Pançe Atanasovski, Agjencia për energjetikë.

Nga Organizata për zhvillim industrial të Kombeve të Bashkuara, thonë se sipas analizave në vend, një pjesë e madhe e kompanive nuk e dinë si të zbatojnë masa për efikasitet energjetik ndërsa shumë më pak janë të njoftuar me leverdinë.

Efikasiteti energjetik nuk është diçka e re dhe kjo paraqet një pjesë të aktivitete të shumë qeverive në 40 vitet e fundit. Megjithatë, kur flasim për zbatim të kësaj, në industri ende nuk është në nivelin optimal, ka shumë humbje të energjisë dhe parave”-tha Marko Mateini- ekspert, organizata UNIDO.

Për momentin, vetëm 20 kompani vendore janë interesuar vullnetarisht që kapacitetet e tyre t’i bëjnë me efikasitet energjetik. Ligji i ri për efikasitet energjetik për momentin është në procedurë parlamentare dhe pritet hyrja e tij në fuqi.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...