Parkimi i këtij modeli, duket të jetë pak problematik.

Modeli më i ri nga Lexus nuk është një veturë, por një jahte e gjatë 20 metra dhe me gjashtë metra gjerësi.

Prodhuesi japonez, që gjithmonë është përpjekur që të sjellë inovacione në makina, tani ka ndërtuar LY 650, me të cilin do t’i hyjë rrugëve ujore.

Presidenti i kompanisë, Yoshihiro Sawa ka thënë se me këtë janë dëshiron t’ju japë mundësi klientëve, që të vizitojnë bregdetet derisa janë në brendin e tyre të preferuar. “Megjithëse, me madhësinë që ka kjo jahte, do ta kenë vështirë të parkojnë” ka thënë me mahi Sawa.

Punimet për ta ndërtuar atë, tashmë i kanë nënshkruar zyrtarët e Marquis-Larson Boat Group. Arkitektët e LY 650, janë inspiruar prej Lexus Sport Yacht Concept me 12 metra, që për herë të parë u paraqit gjatë vitit të kaluar.

Modeli që mbeti vetëm si koncept, parashihet të punonte me motorin 5.0-litra V8, parashihet të përdoret edhe te jahti i ri. Eksterieri i LY 650 është kompletuar prej makinave më të mira në Lexus, ndërsa ka tavanin prej modeleve më të pëlqyera.

Raportohet se jahti do të hyjë në prodhim në gjysmën e 2019-ës, ndërsa lansohet në fund të vitit.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com